Policia e Kosovës ka njoftuar se do të bllokohen dy rrugë në Prishtinë për shkak të ceremonisë së shugurimit të Nënë Terezës.
Bllokimi i komunikacionit do të bëhet në rrugët: Gjorgj Bush” në Prishtinë, e cila do të jetë e bllokuar nga ora 10:00, si dhe rruga “Bill Klinton” do të bllokohet prej orës 10:30.
Ky është njoftimi i plotë i Policisë:
“Ju njoftojmë se për shkak ceremonisë së Shugurimit të Katedrales “Nëna Terezë” në Prishtinë, që do të bëhet sot , Drejtoria rajonale e policisë në Prishtinë ka ndërmarrë të gjitha masat e nevojshme policore, për të ofruar siguri dhe mbarëvajtje të ceremonisë, duke përcaktuar kështu lirimet, kufizimet, bllokimet e plota apo të pjesshme të segmenteve të caktuara të rrugëve që lidhen me zonën ku do të mbahet manifestimi.
Bllokimi i komunikacionit do të bëhet në rrugët:
“Gjorgj Bush” në Prishtinë, e cila do të jetë e bllokuar nga ora 10:00, gjithashtu
Rruga “Bill Klinton” do të bllokohet prej orës 10:30.
Varësisht nga rrethanat që do të paraqiten si rezultat i fluksit të automjeteve dhe numrit të pjesëmarrësve në këtë ceremoni policia do të ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme shtesë duke përfshirë këtu edhe ri drejtime apo kufizime të tjera të rrugëve për të krijuar kushte optimale për rrjedhë normale të këtij manifestimi.
Andaj për të përballuar sa më lehtë rrethanat që do të paraqiten me këtë rast në qarkullimin rrugor, kërkojmë ndihmën, besimin dhe mirëkuptimin e të gjithë qytetarëve”.
Përfshihen nga flakët dy vetura në Vlorë
Kuvajti ndalon disa dronë iranianë
Shpërthime në disa vende të Lindjes së Mesme
Spalletti s’i ndalë lëvdatat për yllin e Kosovës: Edon Zhegr...
Në Speciale vazhdon gjykimi në rastin ‘Administrimi i drejtë...
Haxhiu pret sot në takim homologun nga Shqipëria, Niko Peles...