Policia bastisë një shtëpi në Sllatinë, sekuestron një armë zjarri dhe municion

21:58 | 12 Tetor 2021

Policia e Kosovës ka bastisur një shtëpi në Fushë Kosovë, ku ka gjetur një armë të modifikuar si gjysmë pushkë dhe fishekë.

Sipas policisë, bastisja është bërë sot rreth orës 16:30, shkruan arbresh.info.

“Policia e Rajonit të Prishtinës, respektivisht zyrtarët e stacionit policor të Fushë Kosovës, sot rreth orës 16:30, kanë kryer një operacion bastisje në një shtëpi në fshatin Sllatinë në Fushë Kosovë , ku kanë arritur që të gjejnë dhe të sekuestrojnë një pushkë gjysmë automatikë ( e modifikuar) dhe 3 fishekë”, thuhet në njoftim.

Ndaj personit të dyshuar, është iniciuar rast për armëmbajtje paleje dhe i njëjti është proceduar më tej, sipas rekomandimit të prokurorit të shtetit./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara