Policia e Kosovës ka bastisur shtëpinë e një 75 vjeçari në Jug të Mitrovicës.
Siç njofton policia, në shtëpinë e të dyshuarit është gjetur dhe është konfiskuar një armë, pushkë automatike me 16 fishekë.
“Në cilësi të të dyshuarit për posedim ilegal të armës është intervistuar i dyshuar: H. B., 75 vjeçar, dhe pas procedurave të intervistimit i dyshuari është liruar për procedurë të rregullt. Ndaj tij, është iniciuar rast për vepër penale ‘Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim i paautorizuar i armës”, thuhet në njoftimin e policisë./Arbresh.info/
Spitali i Pejës për vdekjen e punëtorit nga Strellci i Deçan...
Haxhiu: Kujtimi për Selver Haradinajn mbetet i përhershëm
Ministria e Shëndetësisë: Sulmet në Liban vranë 89 persona d...
Ambasada amerikane: Policia e Shtetit po pajiset me dronët m...
Kur pritet ulja e çmimit të naftës në Kosovë?
Hapet autoudha Prizren–Prishtinë