Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar tre persona të dyshuar për një rast zjarrvënieje të ndodhur më 27 shtator 2025, në një parking të një ndërtese banimi në qytetin e Lipjanit, ku një veturë u dogj plotësisht dhe disa të tjera u dëmtuan.
Njoftimi i plotë:
Policia e Kosovës, përkatësisht Njësia e Hetimeve të Përgjithshme në kuadër të Drejtorisë Rajonale në Prishtinë, ka ndërmarrë veprime intensive hetimore në lidhje me një rast zjarrvënieje të ndodhur më 27 shtator 2025, rreth orës 23:31, në qytetin e Lipjanit.
Rasti është raportuar si zjarr në një parking të një ndërtese banimi, ku si pasojë është djegur një automjet dhe janë dëmtuar disa të tjera. Përveç dëmeve të konsiderueshme materiale, zjarri ka paraqitur rrezik për banorët përreth, megjithatë nuk është raportuar për persona të lënduar.
Puna e zyrtarëve nga Njësia e Hetimeve të Përgjithshme në Prishtinë rezultuar me identifikimin e katër personave të dyshuar për përfshirje në këtë rast, tre prej të cilëve janë arrestuar mbrëmë.
Personat e dyshuar me vendim të prokurorit të shtetit, janë ndaluar për 48 orë dhe ndaj tyre është iniciuar hetim për veprat penale:
-Zjarrvënie
-Shkaktim i rrezikut të përgjithshëm, ndërkohë që hetuesit janë në kërkim të personit të katërt të dyshuar./Arbresh.info
Ligji për të Huajt, Rama bën apel për avancimin e Kosovës në...
Vuçiq mirëpret lehtësirat për serbët në Kosovë në kuadër të ...
Protestë në Jarinjë kundër zbatimit të ligjeve të Kosovës, p...
Courtois mohon përçarjet mes lojtarëve dhe ish-trajnerit Alo...
Ronald Araujo preferon largimin, Barcelona i vendos çmim të ...
Komandanti i KFOR-it kërkon drejtësi për sulmin në Banjskë: ...