Policia e Kosovës ka arrestuar një person të dyshuar për vjedhje të rëndë në Prizren.
Në njoftimin e policisë thuhet se para 5 ditë një person kishte lajmëruar se i ishte vjedhur një makinë shpuese gjatë kohës që ai ishte jashtë shtëpisë.
“Me datë 20 Prill 2023, në polici është raportuar për një “Vjedhje të rëndë” në Prizren, konkretisht ankuesi raportoi se derisa ai ishte në darkë jashtë shtëpisë persona të panjohur kanë hyrë në shtëpinë e tij dhe nga aty kanë vjedhë një makinë shpuese “ Hilt”, thuhet në njoftimin e Policisë.
I njëjti dyshohet të ketë kryer vepra të njëjta në atë lagje në mënyrën e njëjtë.
Pas intervistimit i dyshuari e ka pranuar veprën.
Me urdhër të prokurorit është dërguar në mbajtje për 48 orë./Arbresh.info/
Kryeministri i Bahamas: Ky është fillimi i një marrëdhënie q...
OKB: Uria në Gaza ka përfunduar, por situata mbetet kritike
Kurti premton 3.2 milionë euro për ndërtimin e rrugës Malish...
Në Rahovec gjenden mbetje mortore që dyshohet të jenë të një...
Komandanti i FSK-së takohet me shefin e Mbrojtjes së Lituani...
Haradinaj: Njohje nga Bahamas e rëndësishme, avancimin ndërk...