Policia e Kosovës ka njoftuar se më datë 26.01.2026 është identifikuar dhe arrestuar një i dyshuar mashkull, shtetas i Malit të Zi, nën dyshimin se ka kryer veprën penale të vjedhjes.
Sipas njoftimit zyrtar, i dyshuari dyshohet se i kishte vjedhur dy qenë gjuetie një viktime mashkull, shtetas i Kosovës, në fshatin Sharban të Prishtinës.
Pas arrestimit, me vendim të prokurorit kompetent, i dyshuari është dërguar në mbajtje, ndërsa rasti po hetohet nga organet e drejtësisë.
“Fsh. Sharban, Prishtinë 28.02.2025-07:10. Më 26.01.2026 është identifikuar dhe arrestuar i dyshuari mashkull shtetas i Malit të Zi pasi që dyshohet se i kishte vjedhur dy qenë gjuetie viktimës mashkull kosovar. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin 24 orësh të PK./Arbresh.info
Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...