Policia e Kosovës ka njoftuar se të premten ka arrestuar në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës një person të kërkuar për disa vepra penale.
I dyshuari, A.P., 33 vjeç, ishte i dënuar me 3.6 vjet burg për shtatë vepra penale, përfshirë: Mashtrim, Vjedhje, Prezantim i rremë si person zyrtar dhe Vjedhje të rëndë.
“Sot në aeroportin e Prishtinës është arrestuar një person i kërkuar për disa vepra penale. -A.P. mashkull, 33 vjeç, ishte i dënuar me 3.6 vite burgim për veprat penale: Mashtrim, Vjedhje, Prezantim i rremë si person zyrtar dhe Vjedhje të rëndë. I njëjti pas përfundimit të procedurave të nevojshme nga ana e policisë, është dërguar në vuajtje të dënimit”, thuhet në njoftim./Arbresh.info
Podujevë, gruaja goditet me veturë nga ish-bashkëshorti
Vetëvendosje mbledh Këshillin e Përgjithshëm
Rama uron Ditën e Europës: Shqipëria më afër se kurrë familj...
Mot me vranësira të dendura sot në Shqipëri
Messi nuk e ka harruar Neymarin, do ta shoh në Kupën e Botës
Sot shënohet Dita e Evropës – 75 vjet nga Deklarata e Shuman...