Policia e Kosovës ka arrestuar sot inspektorin e punës G. B., i dyshuar se ka kërkuar ryshfet prej 2,000 eurosh për të lejuar zhvillimin e punimeve në një punishte në Prishtinë, ndërsa i dyshuari është dërguar në mbajtje prej 48 orësh për procedura të mëtejshme ligjore.
Njësia Rajonale për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit në Prishtinë, ka njoftuar se ka arritur të sigurojë informata dhe prova që dëshmojnë se pala ankuese/viktima M. K., pronar i një Kompanie Ndërtimi dhe shtetas i huaj me leje qëndrimi të përkohshme në Republikën e Kosovës, është kushtëzuar nga një punonjës, respektivisht Inspektor i Punës në kuadër të Inspektoratit të Punës, G. B.
Sipas Policisë, inspektori dyshohet se i ka kërkuar 2,000 euro ryshfet viktimës që ta lejoj të punojë, duke kërcënuar se në të kundërtën do t’i ndërpresë punimet që po realizonte me kompaninë e tij.
Policia ka njoftuar se gjatë gjithë kohës hetuesit kanë qenë në konsultë të vazhdueshme me Prokurorin e rastit nga Prokuroria Themelore në Prishtinë dhe si rezultat i veprimeve të ndërmarra, përfshirë sigurimin e dëshmive, sekuestrimin e parave të pranuara si ryshfet, sekuestrimin e telefonit të dyshuarit dhe provave të tjera, është arritur në përfundimin se:
“Si rezultat i veprimeve nga personi i dyshuar, duke kushtëzuar viktimën për të dhënë ryshfet për realizimin e të drejtës së tij/kryerja e punëve në punishte, si dhe pranimi i ryshfetit në shumën prej 1,000.00€ nga i dyshuari/Inspektori i Punës.”
Mbi bazën e këtyre veprimeve, dyshohet se i dyshuari G. B. ka kryer veprat penale:
“Keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar”, nga neni 414 i KPRK-së.
“Marrja e ryshfetit”, nga neni 421 i KPRK-së.
Policia njofton se më datë 28.01.2026, i dyshuari G. B. është intervistuar në cilësi të personit të dyshuar në prezencën e Avokatit mbrojtës dhe pas konsultës me Prokurorin e rastit nga Prokuroria Themelore në Prishtinë, Departamenti i Krimeve të Rënda, i dyshuari është dërguar në mbajtje prej 48 orësh për procedura të tjera ligjore.
Izraeli dhe Libani do të zhvillojnë bisedime pas përshkallëz...
Tri vetura përfshihen në një aksident në rrugën Prishtinë-Li...
BE: Serbia të zgjedhë mes Rusisë dhe Evropës
Leverkusen-Bayern, s’ka fitues në derbin gjerman
Irani njofton lëshime të reja raketash kundër Izraelit
Komandanti i KFOR-it takohet me gjeneralin e forcave të arma...