Policia arreston dy persona për posedim të lëndëve narkotike

14:57 | 27 Shtator 2023
A Z

Policia e Kosovës ka arrestuar dy persona në Gjakovë për posedim të lëndëve narkotike.

Sipas njoftimit të policisë, gjatë kontrollit të banesës janë gjetur lëndë narkotike, fara kanabisi, peshore, pesë telefona dhe një thikë.

Njoftimi i plotë:

Zyrtarë policorë nga Njësia Rajonale për Hetimin e Trafikimit me Narkotik-Gjakovë, nën dyshimin e përfshirjes së të dyshuarve në trafikim me narkotik, kanë ndërmarrë veprimet policore për të vërtetuar dyshimet e ngritura në këtë rast.

Sot, më 27.09.2023 rreth orës 10:35, në Gjakovë, nga policia është ndaluar personi S.K., (viti i lindjes 1994, mashkull kosovar), gjatë kontrollit i janë gjetur një sasi e substancës narkotike, që dyshohet të jeta marihuanë.

Policia ka kërkuar nga organet e drejtësisë, ka siguruar ‘urdhër për kontroll’ të banesës që shfrytëzohej nga i lartcekuri dhe i dyshuari tjetër S.Ll., (viti i lindjes 1998, mashkull kosovar). Gjatë kontrollit të banesës janë gjetur edhe dëshmi tjera si: lëndë narkotike, fara kanabisi, peshore, pesë telefona dhe një thikë. Pesha e përgjithshme e lëndës narkotike që dyshohet të jetë marihuanë është 30,88 gr dhe 1.04 gr fara të kanabisit.

Për veprimet lidhur me rastin është njoftuar Prokurori i Shtetit pranë Prokurorisë Themelore Gjakovë, provat materiale janë konfiskuar, me vendim mbi ndalimin e personave nga ana e prokurorit, të dyshuarve i është caktuar masa e ndalimit deri në 48 orë./Arbresh.info/