Stacioni Policor në Klinë. dje është njoftuar se persona të panjohur kanë hyrë me forcë në shkollën fillore “ Nëna Terezë” në fshatin Budisalc-Klinë dhe kanë vjedhur pesë nxehëse elektrike.
“Hetuesit e Stacionit Policor në Klinë, pas një pune operativo-hetimore, kanë arritur të identifikojnë dhe arrestojnë, katër persona të dyshuar, tre nga ta persona të mitur”, njofton policia.
Të dyshuarit janë intervistuar, në prezencën e avokatit, prindërve dhe punëtorit social.
Të njëjtit e kanë pranuar se e kanë kryer veprën, ndërsa sendet e vjedhura i janë kthyer përfaqësuesit të shkollës.
Pas intervistimit, me vendim të prokurorit të shtetit, të dyshuarit janë liruar, ndërsa rasti shkon në procedurë te rregullt. /arbresh.info/
Lexo edhe:
Mblidhet sot Kuvendi i Shqipërisë
Zelensky: Bisedimet për Ukrainën nuk mund të presin deri pas...
Aksident i rëndë në Danimarkë/ Dy trena përplasen mes tyre n...
E dhimbshme: Ndahet nga jeta ish-luftëtari i UÇK-së në Vusht...
Vuçiq bisedë me Von der Leyen: Serbia, e përkushtuar për për...
SHBA bllokon 31 anije, rriten tensionet me Iranin