Policia e Kosovës ka apeluar te qytetarët që të kenë kujdes gjatë vozitjes kur ka reshje të shiut, mjegull në rrugë, ngrica e raste tjera kur mund të rrezikohet jeta dhe siguria e pjesëmarrësve në trafik.
Përmes një komunikate nga Policia thuhet se me ndryshimin e kushteve atmosferike dhe fillimin e reshjeve të shiut janë shtuar edhe aksidentet e trafikut, ku fatkeqësisht ka pasur edhe humbje jete.
“Me ndryshimin e kushteve atmosferike dhe fillimin e reshjeve të shiut janë shtuar edhe aksidentet e trafikut, ku fatkeqësisht ka pasur edhe humbje jete, shumica e rasteve që kanë ndodhur janë vetë aksidente ku automjetet janë rrokullisur apo kanë dalë nga rruga si rezultat i mos përshtatjes së shpejtësisë me kushtet e rrugës, mos mbajtjen e distancës së sigurisë në mes mjeteve apo mos përqendrimi në ngasje, andaj Policia e Kosovës APELON shoferët që të shtohet kujdesi gjatë drejtimit të mjetit në rrugë kur ka reshje të shiut, mjegull në rrugë, ngrica e raste tjera kur mund të rrezikohet jeta dhe siguria e pjesëmarrësve në trafik”, thuhet në njoftimin e Policisë./Arbresh.info/
Stresi kronik mund t’ju ndezë lëkurën: Shkencëtarët zbulojnë...
Vranësira, rreze dielli dhe riga shiu – Parashikimi i ...
Komanda Qendrore e SHBA-së: Bllokada amerikane e porteve ira...
Kaosi në trafik në Prishtinë vazhdon të sfidojë qytetin
Katër këngë të reja nga Nora Istrefi me videoklip
Starmer përshëndet fitoren e Magyar në Hungari: Moment histo...