Edhe pse në kushte të vështira atmosferike, Policia e Kosovës vazhdon me realizimin e detyrave dhe përgjegjësive të saja, me qëllim të ngritjes së nivelit të sigurisë në trafik dhe parandalimin e aksidenteve.
Referuar të reshurave të borës, paraqitjes së vështirësive në trafik, zvogëlimit të dukshmërisë gjatë ngasjes, Policia e Kosovës, kërkon nga të gjithë pjesëmarrësit në trafik, e në veçanti nga drejtuesit e automjeteve, që të kenë një vigjilencë më të shtuar, të mbajnë distancën e nevojshme gjatë ngasjes si dhe t’u përshtatin kushteve të rrugëve dhe atyre atmosferike shpejtësinë e automjeteve.
Policia e Kosovës përsëritë apelin e saj që në këto kushte atmosferike: të kenë kujdes shumë më të shtuar gjatë ngasjes së automjeteve, të posedojnë pajisjet e nevojshme dimërore, t’iu përshtatin kushteve të rrugës dhe kushteve atmosferike, pasi që është në interes të sigurisë së tyre dhe të gjithë pjesëmarrësve tjerë në komunikacion.
Po ashtu Policia e Kosovës, njofton qytetarët, opinionin e gjerë, se do të ndërmarrë masa ndëshkuese ndaj të gjithë shkelësve të ligjit, e në veçanti ndaj atyre që nuk posedojnë pajisjet dimërore, me të vetmin qëllim për ngritjen e nivelit të sigurisë në trafik, parandalimin e aksidenteve, e në veçanti të atyre me pasoja fatale.
Në vijim keni deklaratën zyrtare me video-link:
Kurti pret në takim drejtoreshën e Qendrës Kulturore të Koso...
Ekzekutohen shtesat prej 100 eurosh për fëmijë
Miqësoret ndaj Sllovenisë dhe Italisë, trajneri Bushi publik...
Tërnava: Kurbani na kujton se njeriu fiton vlerë kur di të n...
Tottenham rikthen interesimin për yllin e Man Cityt, Spurs t...
Mesazh nga Tërnava për partitë politike: Respektoni dinjitet...