Policia e Kosovës ka ndërmarrë masat e nevojshme për të garantuar sigurinë gjatë manifestimeve të Vidovdanit, që do të mbahen më 28 qershor.
Sipas njoftimit, policia ka paraparë masa koordinuese, parandaluese dhe operative në të gjitha rajonet dhe departamentet policore, me qëllim zhvillimin paqësor dhe pa incidente të manifestimeve në vendet e përcaktuara.
Përmes këtij njoftimi, Policia e Kosovës apelon tek të gjithë qytetarët dhe pjesëmarrësit që të sillen me qetësi, të shmangin çdo provokim dhe të respektojnë ligjet dhe udhëzimet e autoriteteve policore, të cilat do të jenë prezente me njësitë e tyre për të siguruar një ambient të sigurt dhe parandalimin e çdo veprimi kundërligjor.
“Përmes këtij njoftimi zyrtar, Policia e Kosovës APELON te të gjithë qytetarët dhe pjesëmarrësit që të manifestojnë në mënyrë të qetë, të shmangun çdo provokim të mundshëm, të respektojnë ligjet dhe udhëzimet e Policisë së Kosovës, e cila do të jetë prezentë me njësitë e saja për ofrim të sigurisë dhe parandalim të çdo veprimi të kundërligjshëm. Po ashtu, me rastin e bllokimit të përkohshëm apo riorientimit të mundshëm të trafikut, Policia e Kosovës kërkon mirëkuptim të plotë nga ana e qytetarëve, pjesëmarrësve në trafik. Policia e Kosovës mbetet e përkushtuar në realizimin e detyrave dhe autorizimeve të saj ligjore, menaxhimin e situatës së sigurisë, zbatimin e Kushtetutës së RKS-së në funksion të garantimit të një mjedisi të qetë e të sigurt për të gjithë qytetarët pa dallim”, thuhet në njoftim./Arbresh.info
Kurti nderon Ibrahim Rugovën në 20-vjetorin e vdekjes së tij...
Man City me gjest të jashtëzakonshëm për tifozët, pas humbje...
Trump bën deklaratën më të qartë deri më tani – përjas...
Zjarr në Klinikën e Pediatrisë në Prishtinë, digjet një bojl...
Ardit Tahiri prezantohet tek Kolos Kovalinka
Norvegjia e Suedia kundër Bordit amerikan të Paqes, Italia d...