Policia e Kosovës ka njoftuar se mbrëmë, më 30 maj 2025, nga ora 22:00, ka zhvilluar një aksion kontrolli në katër lokale nate në qytetin e Mitrovicës, në kuadër të një plani operativ të hartuar nga Stacioni Policor për parandalimin dhe zbulimin e veprimtarive të kundërligjshme në këto ambiente.
Në operacion kanë marrë pjesë edhe inspektorë komunalë, si dhe njësitë e specializuara të hetimit të trafikimit të narkotikëve dhe njësia e hetimit të trafikimit me qenie njerëzore.
Gjatë kontrolleve, në njërin prej lokaleve është gjetur një armë zjarri në posedim të një personi. I dyshuari, D.K., 62 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës, është arrestuar në vendngjarje. Pas intervistimit, me urdhër të prokurorit, ai është liruar në procedurë të rregullt, ndërsa ndaj tij është iniciuar rasti për veprën penale “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”.
Arma është konfiskuar dhe do të përdoret si provë materiale në procedurat e mëtejme.
Inspektorët komunalë kanë shqiptuar gjoba ndaj dy prej lokaleve të kontrolluara për shkelje administrative, ndërsa një lokal është mbyllur përkohësisht.
Policia e Kosovës ka deklaruar se aksione të tilla do të vazhdojnë me qëllim të garantimit të rendit dhe sigurisë publike në zonat me frekuencë të lartë gjatë orëve të natës.
Këta janë pesë më të votuarit e secilës parti aktualisht
Shpërthim në Shkodër, vdes një 67-vjeçar
Opozita e pranon dështimin në zgjedhje, zotohen për reforma ...
Në këtë link mund t’i gjeni rezultatet për votat e kandidatë...
Ambasadori i Gjermanisë uron Kosovën për zgjedhje të qeta e ...
Policia e Rajonit të Prishtinës realizon aksione intensive, ...