Policia e Kosovës ka njoftuar se në bashkëpunim profesional në mes tyre dhe policisë së Zvicrës kanë arritur të konfiskojnë mjë veturë me vlerë mbi 100 mijë euro.
Policët kosovarët kanë pranuar një informacion nga autoritetet e Policisë Federale të Zvicrës në lidhje me dyshimin se një veturë e llojit Mercedes e cila ishte në kërkim nga autoritetet zvicerane, mund të jetë në territorin e Republikës së Kosovës, transmeton Arbresh.info.
“Përmes bashkëpunimit profesional me Drejtorinë për Bashkëpunim Ndërkombëtar Policor (ILECU), po ashtu edhe angazhimit të jashtëzakonshëm dhe veprimit të shpejtë e profesional, të zyrtarëve policorë nga DRP Mitrovicë Veri, më datë 10.10.2023 është arritur të gjendet dhe konfiskohet vetura e llojit Mercedes (vlera e përafërt mbi 100 000 €) e cila ishte në kërkim në Zvicër” – shrkuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës.
Tashmë rasti është duke u trajtuar konform procedurave ligjore nga njësitë përkatëse policore. /Arbresh.info/
178-vjetori i gazetës së parë shqiptare
“Kthim i viktimës në dhunues” – Serwer i ashpër ndaj Gjykatë...
”Rezoluta për ish-krerët e UÇK-së s’u hartua nga PDK” – Hamz...
Tërmet në Bosnje e Hercegovinë
“Lem bre rahat”, Klodi nuk e lë rehat Elijonën ndërsa ajo pë...
Dhuna pas vdekjes së `El Mencho`-s, Meksika mobilizon 9.500 ...