Pas afro 90 përqind të votave të numëruara në komunën e Podujevës tashmë është konfirmuar gara e balotazhit mes Shpejtim Bulliqit të Lëvizjes Vetëvendosje dhe Ekrem Hysenit të Lidhjes Demokratike të Kosovës.
Deri në këto momente gara vazhdon të jetë e ashpër për vendin e parë, ku Bulliqi është duke udhëhequr me një diferencë prej më pak se 200 vota në nivel komune.
Shpejtim Bulliqi deri në këto momente ka 14 mijë e 516 vota, apo 44,29 përqind, ndërsa i dyti është Ekrem Hyseni me 14 mijë e 332 vota, apo 43,73 përqind.
Në vendin e tretë është Partia Demokratike e Kosovës me Floretë Zejnullahun e cila ka marrë 2 mijë e 187 vota, apo 6,67 përqind dhe në vendin e katërt është Besnik Tahiri i AAK-së me 1 mijë e 342 vota.
178-vjetori i gazetës së parë shqiptare
“Kthim i viktimës në dhunues” – Serwer i ashpër ndaj Gjykatë...
”Rezoluta për ish-krerët e UÇK-së s’u hartua nga PDK” – Hamz...
Tërmet në Bosnje e Hercegovinë
“Lem bre rahat”, Klodi nuk e lë rehat Elijonën ndërsa ajo pë...
Dhuna pas vdekjes së `El Mencho`-s, Meksika mobilizon 9.500 ...