Tre persona janë arrestuar të martën në Podujevë pasi dyshohet që rreth 3 javë më parë kishin kryer një vjedhje.
Të dyshuarit kishin vjedhur katër rrethoja, shkruan arbresh.info.
Policia e Kosovës përmes raportit 24 orësh ka njoftuar se gjatë kontrollit në dy shtëpitë e të dyshuarve janë gjetur dhe sekuestruar rrethojat të cilat i janë kthyer pronarit.
Gjithashtu PK ka njoftuar se dyshuarit pas intervistimit me vendim të prokurorit janë liruar në procedurë të rregullt.
“Me 08.06.2020 janë identifikuar dhe janë shoqëruar në polici, tre të dyshuarit meshkuj kosovarë, nën dyshimin se të njëjtit kanë vjedhur katër rrethoja. Gjatë kontrollit në dy shtëpitë e tyre janë gjetur dhe janë sekuestruar rrethojat të cilat i janë kthyer pronarit. Të dyshuarit pas intervistimit me vendim të prokurorit janë liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në raport./arbresh.info/
Dosja ndaj Dushan Maksimoviq dhe pesë tjerëve për barrikadat...
Biblioteka Kombëtare me ekspozitë `KFOR and Kosova +25`
Qindra emigrantë shpëtohen në ujërat pranë Kretës
Numërohen 65% e votave: 10 më të votuarit nga VV, PDK, LDK d...
E shitën 50 milionë euro, Liverpooli po mendon për një rikth...
Alba Vukaj mahnit me paraqitjen e saj të fundit