Pandemia e zuri pa kryetar. Zgjedhjet në komunën e Podujevës ishin planifikuar të mbaheshin më 15 mars, mirëpo për shkak të shtimit të rasteve të të prekurve me COVID-19, ato u anuluan.
Ndërkohë janë bërë tre muaj prej kur Agim Veliu kishte dhënë dorëheqje nga posti i kryetarit të Podujevës.
E lidhur me mbajtjen e zgjedhjeve në Podujevë, në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve po presin vendim të ri të presidentit, dhe si të veprohet. Kështu së paku thuhet në një përgjigje, që T7 ka pranuar nga ky institucion.
T7 ka tentuar të marr një përgjigje edhe në zyrën e Presidentit në lidhje me zgjedhjet në Podujevë, mirëpo të njëjtit nuk janë përgjigje. Sidoqoftë, Podujeva gjatë kësaj periudhe, pati një ushtrues detyre të kryetarit.
Ishte Nexhmi Rudari, nënkryetar i komunës së Podujevës, tani edhe ushtrues detyre i kryetarit, që ka menaxhuar situatën.
Rudari thotë se, më shumë ishte përgjegjësi sesa vështirësi menaxhimi i situatës në kohë pandemie.
I lumtur Rudari është me numrin e ulët të të infektuarve në këtë komunë dhe me sjelljet e qytetarëve të saj. Me menaxhimin e situatës në këtë periudhë, janë të kënaqur edhe qytetarët e Podujevës.
E Agim Veliu i cili kishte lëshuar postin e kryetarit të Podujevës, për Ministër të brendshëm, u shkarkuara nga Kryeministri në detyrë, Albin Kurti më 18 mars, pasi që i njëjti doli kundër qëndrimit të të parit parit të ekzekutivit.
Selin: Gimbon sikur e kam kërkuar me laps dhe letër, më ka p...
Trump: Ultimatumi ndaj Iranit do të sjellë rezultat pozitiv
Ekspertët paralajmërojnë: Përdorimi i kokainës po del jashtë...
Rutte: Jam plotësisht i bindur se NATO do ta hapë Ngushticën...
Guardiola: Është gjithmonë speciale të fitosh një trofe, kem...
Detaje të reja për vrasjen në Podujevë, e dyshuara dhe vikti...