Nga qyteti verior i Vrbas, shumë larg kufirit serbo-kosovar, Aleksandër Vuçiç s’kishte sesi të mos komentonte situatën e krijuar në Veri, ku serbët protestuan sot kundër hapjes së urës së Ibrit.
Edhe pse kishte ndodhej në Vrbas për të inspektuar punimet për hekurudhën, që nga nëntori do të lidh Beogradin me Suboticën dhe Novi Sadin, Presidenti serb akuzoi qeverinë e Prishtinës se po përpiqet të tërheqë Beogradin në luftë me NATO-n.
Vuçiç tha se është i vetëdijshëm për situatën e vështirë sipas tij në Kosovë dhe se kjo e shqetëson.
“Është një garë me kohën për të gjithë, dhe Prishtina tani e sheh se gjërat po shkojnë në një drejtim të keq midis Izraelit dhe Iranit, veçanërisht ardhja e S-400 në territorin e Iranit… Sidomos situata në Ukrainë ndërlikon gjithçka dhe ata duan të provokojnë konflikte edhe para zgjedhjeve amerikane, për ta tërhequr Serbinë në luftë me NATO-n. Ata janë të vetëdijshëm se pas dhjetorit nuk e dinë se sa do të mund të provokojnë”, u shpreh ai./a2cnn
Qindra migrantë mbërrijnë në Kretë
Kurti në tre fshatra të Malishevës, i jep përkrahje Gani Kra...
SHBA/ Kush dhe çfarë fshihet në dosjet Epstein?
Kryeministri Rama ndan pamjet: Videokartolina e darkës së fu...
Digjet trafostacioni pranë fushës së futbollit në Klinë, rap...
2025-ta vit i njohjeve: Katër shtete njohën shtetësinë e Kos...