Komuna ka hyrë në ditën e dytë në luftën me vatrat e zjarreve, që po ndalen nga autoritetet dhe vullnetarët.
“Temperaturat e larta, ndihmuar edhe nga era kanë sjellë një gjendje jashtëzakonisht të rënduar, me zjarre të shkaktuara nga pakujdesia, kanë shkaktuar një gjendje të rënduar mjedisore, aq më tepër kur dyshimet janë për zjarrvënie të qëllimshme” thuhet në njoftimin e Komunës.
Ky është njoftimi i plotë:
APEL PËR KUJDES!
Të nderuar qytetarë, jemi në ditën e dytë të përballjes me zjarre masive nëpër pyjet tona, në disa fshatra.
Me qëllim të ruajtjes së ambientit tonë jetësor, pyjeve, ajrit, ujit, tokës bujqësore, biodiversitetit, pasurisë, shëndetit dhe jetës së njerëzve, ju lusim për kujdes të shtuar dhe ndihmë në shuarjen e zjarreve.
Temperaturat e larta, ndihmuar edhe nga era kanë sjellë një gjendje jashtëzakonisht të rënduar, me zjarre të shkaktuara nga pakujdesia, kanë shkaktuar një gjendje të rënduar mjedisore, aq më tepër kur dyshimet janë për zjarrvënie të qëllimshme.
Ju kujtojmë që zjarrvënia e qëllimshme është vepër penale, e cila ndëshkohet sipas legjislacionit në fuqi.
Të nderuar qytetarë, ju lusim që zjarret e ndezura për përgatitje të ushqimit si, flija, pjekje të misrit, grill, apo djegie të mbeturinave të fiken në tërësi me ujë, duke u siguruar që mos të ketë rindezje të tyre.
Çdo zjarr që shihni, apo çdo person i cili shkakton zjarr nga pakujdesia ose qëllimshëm ta lajmëroni menjëherë në numrat:
193 – Shërbimi i zjarrëfikësve
192 – Policia e Kosovës
112 – Agjencia e Menaxhimit Emergjent
Veprimet e shpejta nga ju, janë kontribut i çmuar në parandalimin dhe shuarjen e zjarreve!
SHBA-të hartojnë një plan me 15 pika për t’i dhënë fun...
Këto gjëra që i bëjmë në fundjavë mund të ndikojnë negativis...
Analistët: Konflikti në Lindjen e Mesme ndikon në ekonominë ...
Trump miraton vendosjen e më shumë se 1,000 ushtarëve shtesë...
Vuçiqi pretendon se iu ofrua Nobeli për njohje të Kosovës
Kurti kujton rezistencën heroike në Gllogjan