Gjatë ditës Kosova është përfshirë nga erëra të forta që kanë shkaktuar probleme me furnizimin me energji elektrike.
Sipas Weather.eu arsyeja e erës është pluhuri i ardhur nga shkretëtira e Saharës do të përfshirë një pjesë të Evropës, transmeton portali arbresh.info.
Në këtë do të përfshihen edhe vendet e Ballkanit, ku mese shumti do të preket Kroacia dhe Bosnja, por re pluhuri mund të depërtojnë sot edhe në Kosovë.

Ky pluhur i kuq, nuk do të paraqes problem për fluturimin e aeroplanëve, apo shëndetin e qytetarëve. Bartja e pluhurit dhe grimcave të vogla të rërës nga Sahara, është një fenomen që përfshinë shpesh Evropën, ndërsa ndikimi i saj është në ngjyrën e kuqe të borës, apo të shiut.
Ndikimi i pluhurit është vërejtur edhe në bjeshkët e Brezovicës, siç edhe shihet në fotografitë dhe videon e dërguar në adresë të portalit arbresh.info.

Konflikti në Lindjen e Mesme/ Trump: SHBA po bën gjënë e duh...
Arrestimi i Gjestit, reagon Xheneta: Kur mbledh presion për ...
Ribashkohen Elijona, Klodi dhe Londrimi, u bashkohet edhe nj...
Serbia blen raketa kineze “shkatërruese”, Kroacia njofton NA...
Këto simptoma tregojnë rënie të kalciumit në gjak: Kur gjend...
Sherr në BBV, Mali hedh ujë në fytyrë Rogertit