Kryeministri kroat Andrej Plenkoviq ka deklaruar se në memorandumin e nënshkruar mes Kroacisë, Kosovës dhe Shqipërisë nuk ka asgjë armiqësore.
Këto komente ai i bëri pasi presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, e cilësoi këtë memorandum si, sipas tij, shkelje të marrëveshjes rajonale dhe pretendoi se NATO nuk ishte informuar për këtë dokument.
Megjithatë, kryeministri kroat i sugjeroi Vuçiqit që të marrë pesë minuta për të lexuar tekstin e memorandumit.
“Memorandumi nuk ka karakter armiqësor. E kuptoj që Vuçiq ka nevojë të gjejë probleme diku tjetër, por ato nuk mund t’i gjejë në tekstin e memorandumit. Si Kroacia, ashtu edhe këto dy shtete e morën këtë vendim bazuar në vlerësimet dhe interesat e tyre, prandaj nuk kanë nevojë të pyesin askënd: as Serbinë e as NATO-n,” tha ai.
Plenkoviq theksoi se memorandumi është pjesë e bashkëpunimit që Kroacia ka me Kosovën dhe Shqipërinë. Sipas tij, ai do të ndihmojë thelbësisht përpjekjet e këtyre dy shteteve në reforma, shkëmbimin e përvojave dhe bashkëpunimin e ndërsjellë.
Kryeministri kroat po merr pjesë në samitin e rregullt të Bashkimit Evropian. Liderët e 27 shteteve anëtare do të diskutojnë, ndër të tjera, për Ballkanin Perëndimor, me fokus të veçantë situatën në Serbi dhe Bosnje e Hercegovinë./rtk
Shefi i NATO-s do të takohet me Trumpin, Rubion dhe Hegsethi...
Publikohet fotoja e jashtëzakonshme e Tokës
Teherani refuzon propozimin e SHBA-së për armëpushim 48-orës...
OKB pritet të votojë për një plan për hapjen e Ngushticës së...
Haziri: Abdixhiku takohet me Kurtin të hënën në mëngjes
Drita-Malisheva, derbi i kësaj jave në Superligë