Kryeministri i Kroacisë, Andrej Plenkoviq, ka pohuar se e mirëpret vullnetin e Bashkimit Evropian për t’u zgjeruar.
Kroacia ishte vendi i fundit që iu bashkua 27 shteteve të bllokut evropian në vitin 2013 dhe aspiron të jetë një urë lidhëse midis BE-së dhe vendeve të Ballkanit Perëndimor.
Plenkoviq ka pohuar se të gjitha shtetet ballkanike duhet të plotësojnë kriteret e anëtarësimit.
“Vendet e Evropës Juglindore janë në krye të anëtarësimit në BE. Ne i mbështesim të gjitha, veçanërisht Bosnje-Hercegovinën, ku kroatët përfaqësojnë një pjesë të popullsisë së bashku me serbët”, tha ai.
I pari i Kroacisë këmbëngul në nevojën për të “diskutuar situatën në Ballkanin Perëndimor në Këshillin Evropian”, kur u pyet nga France 24, pas zhvillimeve të fundit të protestave në rajon dhe ndikimit rus.
Ai përmend Kosovën, Shqipërinë, Bosnjën dhe Hercegovinën, Malin e Zi, Maqedoninë e Veriut dhe Serbinë, të cilat, sipas tij, “janë të gatshme të përshpejtojnë integrimin e tyre në BE”.
Megjithatë, ai bën thirrje për kujdes: “Ka një situatë politike dhe tensione të cilave Evropa duhet t’iu kushtojë vëmendje së pari. Ne duhet të veprojmë për stabilitet, të mbështesim forcat politike që janë për stabilitet dhe integrim evropian”, u shpreh ai në një intervistë për France 24
BE-ja zgjat mandatin e përfaqësuesit për dialogun Kosovë-Se...
Nga ankthi e depresioni deri tek rikthimi i madh, Araujo rrë...
Arrest shtëpiak për 15 të dyshuar për manipulim votash në Dr...
Kryeministri kroat uron Kurtin: Kroacia mbetet përkrahëse e ...
Diplomati francez mohon akuzat lidhur me Epsteinin
LDK-ja emëron Jehona Lushaku-Sadriun shefe të Grupit Parlame...