Platforma qytetare Liria ka Emër njofton opinionin publik se ka siguruar lejen zyrtare nga Komuna e Prishtinës për shfrytëzimin e hapësirës publike, me qëllim të organizimit të marshit qytetar me moton “Drejtësi, jo politikë!”.
Marshi do të mbahet më 17 shkurt, duke filluar nga ora 14:00, në hapësirën publike të miratuar nga autoritetet komunale, në përputhje të plotë me kërkesën e paraqitur nga organizatorët dhe me legjislacionin në fuqi.
Sipas dokumentit zyrtar të lëshuar nga Komuna, leja është dhënë për përdorimin e hapësirës publike në orarin e kërkuar, duke garantuar kështu mbarëvajtjen e aktivitetit qytetar në mënyrë paqësore dhe të rregullt.
Platforma “Liria ka Emër” u bën thirrje qytetarëve të Prishtina dhe mbarë Kosovës që t’i bashkohen këtij marshi paqësor, si shprehje e kërkesës për drejtësi të paanshme për ish-krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, të cilët po mbahen në paraburgim në Hagë për më shumë se pesë vite.
Ky marsh është një thirrje qytetare për respektimin e parimeve të drejtësisë, dinjitetit njerëzor dhe për ndarjen e qartë të drejtësisë nga politika./Arbresh.info
Zyra e BE-së reagon pas dështimit të KPK-së të marrë mandati...
Rama mbyll fjalimin historik në Knesset: Thirrje izraelitëve...
Pasi dështuan me En-Nesyrin, Juventusi i hedh sytë nga sulmu...
India lufton shpërthimin vdekjeprurës të virusit Nipah
Një person dënohet me tre vjet burgim për madhërimin e Karax...
Policia e shpall në kërkim këtë person të dyshuar për vjedhj...