Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Anton Quni, thotë se derisa nuk do të zbardhen vrasjet e pas luftës, liria në Kosovë nuk do të jetë e plotë.
“Çështja e zbardhjes se vrasjeve politike mbetet një plage e hapur për Kosovën e pasluftës. Është e vërtetë që kam ngritur zërin dhe kam kërkuar vazhdimisht që të punohet në zbardhjen e këtyre vrasjeve. Autorët dhe urdhërdhënësit duhet të marrin dënimin e merituar. Derisa kjo nuk do të ndodhe, liria e Kosovës nuk është e plotë”, deklaron Quni.
Ai thotë se duhet vullnet politik dhe angazhim serioz që organet përgjegjëse të bëjnë punën e tyre në drejtim të finalizimit të hetimeve dhe përfundimit të këtyre rasteve.
“Normalisht që kjo është çështje e organeve të drejtësisë dhe e të gjithë mekanizmave gjegjëse. Një deputet, as një parti politike e askush tjetër nuk mund ta bëjë ketë. Por, duhet vullnet politik, duhet angazhim serioz i te gjithë akterëve vendimmarrës që organet përgjegjëse ta bëjnë punën e tyre në drejtim të finalizimit të hetimeve dhe përfundimit të këtyre rasteve që presin diku nëpër sirtarët e hetuesisë”, tha Quni për arbresh.info
Ai ka ripërsëritur edhe njëherë se në formimin e qeverisë së re do të angazhohen për këto vrasje, pasi siç thotë edhe vet ua kanë borxh familjarëve dhe qytetarëve për humbjen e atyre figurave politike që u vranë në rrethana ende të paqarta.
“Në këtë aspekt, varësisht prej pozicionit tim në qeverinë e ardhshme apo edhe nga Parlamenti, do të vazhdoj të angazhohem që këto vrasje të zbardhen. Ua kemi borxh familjeve të të vrarëve dhe gjithë qytetareve. Ato figura që ishin njerëz që shkrinë gjithë qenien e tyre në shërbim të atdheut, nuk meritojnë tu harrohet gjaku. Unë jam i bindur që drejtësia do të vihet në vend. Ajo mund të vonon, por jo të harron”, tha Quni.
Arbresh.info tentoi të marrë përgjigje edhe nga Prokuroria e Shtetit, në lidhje me arrestimin e një personi, ditë më parë, por nuk i janë përgjigjur interesimit të portalit.
Prokuroria Themelore e Pejës dhe Drejtoria Rajonale e Policisë në Pejë të martën, në Komunën e Klinës, me autorizim të Prokurorit të Shtetit, është arrestuar nga hetuesit rajonalë në mbështetje të Njësitit për Reagim të Shpejtë një person i dyshuar për një rast të vrasjes në vitin 1999 (pas luftës), nga Neni 30, al.1, të ish-Ligjit Penal të Kosovës.
Ky rast në Prokurorinë Themelore të Pejës ka qenë në rastet e shënjestruara të vrasjeve të pasluftës të ndodhura në kompetencën territoriale të këtij institucioni.
Kujtojmë se tre vite më parë Kuvendi i Kosovës kishte miratuar mocionin për zbardhjen e vrasjeve të pas luftës, por pavarësisht kësaj këto vrasje enigmatike vazhdojnë të qëndrojnë ende pezull./E.Haxhiu/arbresh.info/
Kërkohet paraburgim për 4 komisionerë dhe një kryesues të KK...
Normalizohet qarkullimi i mauneve në kufirin me Serbinë, pas...
Chiellini paralajmëron Juventusin për duelin me Galatasaray
Zjarri në Indi, 25 të vdekur dhe 27 të zhdukur pas shpërthim...
I arrestuari me urdhër të Prokurorisë Speciale është kryeshe...
Begaj takon sipërmarrësit grekë: Shqipëria ofron një terren ...