Para pak minutash është plagosur një person me armë zjarri.
Plagosja ka ndodhur në një nga lokalet në sheshin ‘Zahir Pajaziti’. Lajmin për arbresh.info e ka konfirmuar edhe zëdhënësja e Policisë për Rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.
Ajo ka treguar se viktima është një mashkull me iniciale N.S 25 vjeçar.
” Rreth orës 18:00 kemi pranuar informatën për një plagosje me armë zjarri. Rasti ka ndodhe në një lokal në sheshin Zahir Pajaziti në Prishtinë, ku është plagosur një person i gjinisë mashkullore N.S 25 vjeç, i cili është dërguar për tretman mjekësor. Aktualisht njësitet policore janë duke e bërë ekzaminimin e vendit të ngjarjes. Lidhur me këtë rast është identifikuar personi i dyshuar nga ana e Policisë i njëjti ndodhet në arrati”, ka thënë Ahmeti./Arbresh.info
Erdogan: Kundërshtojmë përhapjen e konfliktit SHBA-Iran
BBC vlerëson maksimalisht Shqipërinë në Eurovision
Seanca në rastin Hashim Thaçi dhe të tjerët “kundër adminis...
Barcelona për herë të 29-të, kampione e Spanjës
Kanë bashkë një duet të suksesshëm, Tayna thotë se nuk flet ...
Arrestohen tre tifozë pas ndeshjes mes Trepçës dhe Vushtrris...