Prokuroria Themelore në Gjilan, ka ndaluar tre persona për 48 orësh, në lidhje me një plagosje të rëndë që ka ndodhur sot në Viti.
Të pandehurit N.H. dhe N.B. janë ndaluar për dyshimin se kanë kryer veprat penale të “Vrasjes së rëndë në tentativë” dhe “Mbajtjes në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”, ndërsa i pandehuri A.B. është ndaluar për veprën penale të “Mbajtjes në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve.
“Dyshohet se gjatë ditës së sotme, më 08 Gusht 2024, rreth orës 10:07 minuta, në Fshatin e Ri, në komunën e Vitisë, të pandehurit N.B. dhe A.B, janë plagosur gjatë të shtënave me armë zjarri, të cilët për shkak të plagëve të marra kanë kërkuar ndihmë mjekësore fillimisht në Qendrën e Mjekësisë Familjare në fshatin Pozheran, komuna e Vitisë, pastaj janë transferuar në Spitalin Regjional në Gjilan, të cilët për momentin janë jashtë rrezikut për jetë”, thuhet në njoftimin e Prokurorisë.
Prokuroria Themelore në Gjilan ndaj të pandehurve brenda afatit ligjor “do të kërkojë masën për sigurimin e prezencës së tyre në procedurë penale”./Arbresh.info
LEXO EDHE:
Moldavia dënon tre persona për planifikim të trazirave pas t...
James Rodriguez transferohet në MLS
E shtune pranverore me temperatura deri në 12 gradë Celsius
Spiropali: Integrimi Europian i Shqipërisë, interes strategj...
Alba kërkon të mbulohet në “Big Brother”
Për aknet hormonale, provoni këtë çaj