Dy persona kanë mbetur të plagosur sot në komunën e Vitisë, si pasojë e të shtënave me armë zjarri.
Këtë e ka konfirmuar për Arbresh.info zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Gjilanit, Valon Osmani, teksa bëri të ditur se në këtë rast, është arrestuar një person i dyshuar dhe në vendngjarje janë konfiskuar dy armë zjarri.
”Stacioni Policor në Viti ka pranuar informacion se në Fshatin e Ri, komuna e Vitisë ka të shtëna me armë zjarri si pasojë e të cilave janë plagosur dy persona”.
Ai bën të ditur se si pasojë e këtyre të shtënave me armë, të plagosurit pas marrjes së ndihmës së parë qendra e mjekësisë familjare në Pozheran janë transferuar në Spitalin Rajonal të Gjilanit ku aktualisht po trajtohen.
”Njësitet policore relevante me urgjencë i janë përgjigjur rastit dhe nga hetimet e para mësohet se dy persona meshkuj kosovarë si pasojë e këtyre të shtënave janë plagosur. Të njëjtit pas marrjes së ndihmës së parë qendra e mjekësisë familjare në Pozheran janë transferuar në Spitalin Rajonal të Gjilanit ku aktualisht po trajtohen”./Arbresh.info/
Ushqimet ideale për një gjumë më të qetë
Lajm i madh për Al-Nassr, rikthehet Cristiano Ronaldo
Parashikimi i motit për të premten
Trajneri i Bosnjës, Sergej Barbarez pritet si ”hero” në qyte...
Dërgimi i FSK-së në Gaza:, Ziv: Të lumtur që Kosova u përfsh...
Punime në rrjet, KEDS tregon ku do të ketë ndërprerje të rry...