Dy gratë që u plagosën në rrugën “Besa – Besë” në Fushë Kosovë janë jashtë rrezikut për jetë, por me lëndime serioze.
Në lidhje me gjendjen e viktimave, ka folur mjeku kujdestar, Ejup Govori, i cili tha se njëra është plagosur në ekstremitete të sipërme ndërsa tjetra është me lëndime në stomak.
“Janë ty të plagosura me armë zjarri. Njëra është në ekstremitete të sipërme ndërsa tjetra është me lëndime në bark. Gruaja që është më në moshë, viti 59 sipas të gjitha gjasave është me lëndime më serioze, ka frakturë. Nuk janë në rrezik për jetë por kanë lëndime serioze”, është shprehur Govori për Klankosova.tv.
Rastin e ka konfirmuar edhe zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, e cila tha se hetuesit policorë po ndërmarrin veprimet hetimore për arrestimin e personit të dyshuar, që sipas policisë, është identifikuar.
lexo edhe:
Një i moshuar dyshohet se ka plagosur dy gra në Fushë Kosovë
Përparim Rama tregon ku mund ta ndjekin ndeshjen ata që s’ka...
Rrahmani: Kurrë nuk kemi qenë këtu, është dashur të vija për...
Konfiskohen dy armë zjarri për sulm dhe kanosje në Kaçanik, ...
Finalja Kosovë–Turqi, Maqedonci e ndjek nga afër me CEO-n e ...
Kurti para ndeshjes me Turqinë: Drejt fitores, drejt Botëror...
Formacionet zyrtare, Kosovë – Turqi: Këta janë 11 yjet që sy...