Plagoset një person në Komoran, arrestohen 4 persona

13:35 | 13 Gusht 2019

Një person është plagosur me armë zjarri në Komoran të Gllkocit.

Policia e Kosovës përmes raportit 24 orësh ka njoftuar se rasti ka ndodhur të hënën rreth orës 21:00, shkruan arbresh.info.

Në njoftim thuhet gjithashtu se viktima është dërguar për tretman mjekësor ndërsa janë arrestuar katër persona.

Policia e Kosovës ka njoftuar gjithashtu se është konfiksuar një pistoletë dhe tetë fishekë.

“Komoran, Gllogoc 12.08.2019 – 21:00. Viktima mashkull k-shqiptar ka kërkuar ndihmë mjekësore pasi që është plagosur me armë zjarri nga i dyshuari mashkull  k-shqiptar.

Viktima është ndalur në QKUK për tretman mjekësor. Njësia policore ka arrestuar katër të dyshuar meshkuj  k-shqiptar dhe ka konfiskuar një pistoletë me tetë fishekë. Me vendim të prokurorit të dyshuarit janë dërguar në mbajtje.“, thuhet në raportin e PK-së./Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara