Një person ka raportuar se është sulmuar me armë zjarri nga ish-dhëndëri i tij.
Sipas raportit të Policisë së Kosovës bëhet e ditur se rasti ka ndodhur të premten rreth orës 18:20, në Gjakovë.
Ndërkaq thuhet se viktima ka pësuar lëndime trupore dhe i njëjti është dërguar për tretman mjekësor në QKUK-Prishtinë. Nuk raportohet për të arrestuar.
“VRASJE NË TENTATIVË – Gjakovë 29.12.2023-18:20. Viktima mashkull kosovar ka raportuar se është sulmuar me armë zjarri nga i dyshuari mashkull kosovar (ish-dhëndëri i tij). Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë përkatëse ku kanë gjetur dhe konfiskuar një gëzhojë të kalibrit 7.62 mm. Viktima ka pësuar lëndime trupore dhe i njëjti është dërguar për tretman mjekësor në QKUK-Prishtinë. Nuk raportohet për të arrestuar”, thuhet në raport./Arbresh.info/
LEXO EDHE:
Dosja ndaj Dushan Maksimoviq dhe pesë tjerëve për barrikadat...
Biblioteka Kombëtare me ekspozitë `KFOR and Kosova +25`
Qindra emigrantë shpëtohen në ujërat pranë Kretës
Numërohen 65% e votave: 10 më të votuarit nga VV, PDK, LDK d...
E shitën 50 milionë euro, Liverpooli po mendon për një rikth...
Alba Vukaj mahnit me paraqitjen e saj të fundit