Sot ka ndodhur një plagosje me armë zjarri në rrugën “Bedri Pejani”, në Fushë Kosovë.
Një person është plagosur dhe i njëjti është dërguar për tretman mjekësor.
Lajmin për Arbresh.info ka konfirmuar zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.
“Sot rreth orës 17:00 policia ka marrë informatën për një plagosje me armë zjarri të ndodhur në rrugën “Bedri Pejani” në Fushë Kosovë. Menjëherë pas marrjes së informatës policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme që konsistojnë në hetimin e rrethanave që karakterizojnë ngjarje”, tha Ahmeti.
“Në këtë rast, nga arma e zjarrit lëndime trupore ka pësuar një person dhe i njëjti është dërguar për tretman mjekësor
Ndërkohë që hetuesit policor në koordinim me prokurorinë, po ndërmarrin veprimet hetimore për arrestimin e personit të dyshuar ( i cili është identifikuar) si dhe ndriçimin e plotë të rastit.” tha Ahmeti./Arbresh.info/
Osmani: Kosova nuk i prenë më në besë aleatët
Abdixhiku: Në këtë rrugëtim jam bashkë me një grua të fortë ...
Arrestohet në Gjakovë një i kërkuar nga Interpol-i për vjedh...
Nis “tubimi i bashkimit” i LDK-së, Abdixhiku dhe Osmani prit...
Kurti në Shkup: VLEN-i po dëshmon se bashkimi politik ia vle...
Dy vëllezër humbin jetën brenda pak orësh në Pejë – njëri ng...