Një femër është plagosur sot në Prishtinë nga një plumb qorr, ka bërë të ditur Policia e Kosovës.
“Sot rreth orës 14:00, nga QKUK- ja, kemi pranuar informatën për një person të plagosur nga arma e zjarrit. Sipas deklaratës së viktimës (femër) Sh. A 30-vjeç, rasti ka ndodhur në rrugën “Bajram Bahtiri”, ku nga një plumb “qorr” , ajo është goditur në këmbën e majtë”, thuhet në komunikatë.
Pas konsultimit me prokurorin kujdestar, është hapur rasti shkaktim i rrezikut të përgjithshëm, ndërkohë që hetuesit policorë janë duke punuar për sqarimin e të gjitha rrethanave lidhur me këtë rast.
Tetë persona të vdekur nga rrëzimi i një helikopteri në Indo...
Britania e Madhe dhe Franca do të kryesojnë takimin për Ngus...
Çmimet e naftës bien pas armëpushimit Izrael-Liban
27 vjet nga masakra në Poklek dhe Çikatovë
Rutte: NATO duhet të rrisë prodhimin e mbrojtjes përballë kë...
Sot viziton Kosovën ministri shqiptar i Mbrojtjes, Ermal Nuf...