Një fëmijë 3 vjeçar është plagosur në Abri e Ulët e Skenderajt.
Lajmin për Arbresh.info e ka konfirmuar Fexhrie Pllana, zyrtare për informim në Policinë Rajonale të Mitrovicës e cila tha se fëmija është plagosur nga gjyshi, i cili kishte gjuajtur me pushkë gjuetie në drejtim të një kafshe që dëmtonte shpezët.
“Me daten 07.08.2024, rreth ores 18:45, nga QKUK është raportuar per një femijë 3 vjeqar të plagosur mbi gju. Njësitë relevante policore te Stacionit Policor Skenderaj kanë dalë në vendngjarje dhe aty është kuptuar se gjyshi i femijut kishte gjuajtur me pushkë gjuetie në një dëmtues të shpezëve(qelbës), ndërsa saçma i kishte rënë femijut mbi gju. I dyshuari eshte arrestuar dhe është konfiskuar një armë e gjatë, ndërsa të dyshuarit me urdhër të prokurorit i është caktuar masa e ndalimit policor.”, ka konfirmuar , Fexhrie Pllana, zyrtare për informim në Policinë Rajonale të Mitrovicës.
Sipas saj, fëmija pas tretmanit të pranuar mjekësor e ka gjendjen stabile./Arbresh.info/
Turqit arrijnë në Kosovë, në pritje u del presidenti i FFK-s...
Gjykata Kushtetuese hedh poshtë kërkesa e Albulena Haxhiu pë...
Kërkesa e Presidentes për anëtarët e KQZ-së, Kushtetuesja e ...
Kosova U19 e mposht Turqinë U19
KMDLNJ: Pensionistët e Kosovës janë lënë në harresë nga Qeve...
KB Peja ndahet me trajnerin Damir Milacic