Para pak minutave ka ndodhur një plaçkitje me armë në një market në Prishtinë.
Lajmin për arbresh.info e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.
Bazuar në të dhënat e para, dyshohet se grabitja është kryer nga dy persona të cilët ishin të armatosur.
Nuk raportohet për persona të lënduar, dhe policia ka iniciuar një hetim në lidhje me rastin dhe ka nisur ndërmarrjen e veprimeve të ndryshme policore me qëllim zbardhjen e rastit dhe identifikimin e personave të dyshuar.
“Rreth orës 13:00 është raportuar për një grabitje të ndodhur në rrugën “Gazmend Zajmi” në Prishtinë, saktësisht në një market. Pas marrjes së informacionit policia ka dalë në vendngjarje dhe bazuar në të dhënat e para janë ngritur dyshimet se grabitja është kryer prej dy personave të dyshuar, të cilët nën kërcënimin e armës, kanë grabitur një sasi parash, nga punëtorja e marketit dhe janë larguar nga vendi i ngjarjes. Nuk raportohet për persona të lënduar. Aktualisht policia ka iniciuar një hetim lidhur me rastin dhe ka nisur me ndërmarrjen e veprimeve të nevojshme policore me qëllim zbardhjen e rastit si dhe identifikimin e personave të dyshuar”, ka thënë Ahmeti./arbresh.info/
Përdorimi i ChatGPT për këshilla mjekësore, sa i sigurt ësht...
Ora Verore 2026: Kur ndryshon?
Pse ndryshon ora e Iftarit çdo natë?
Një natë pa gjumë dëmton shëndetin mendor dhe fizik
Maqedonci: Nata e Zjarreve mban gjallë amanetin e të rënëve ...
Shpëtohet shtetasja italiane në zonën e Brezovicës