Policia austriake ka arritur të ndriçojë një rast të plaçkitjes brutale. Nga mesi i këtij muaji, në Kufstein të Austrisë, ishte sulmuar një person 19-vjeçar nga pesë persona tjerë, me shufra hekuri. Me këtë rast, ai ishte lënduar rëndë dhe ishte në rrezik për jetë.
Policia menjëherë është vënë në kërkim të sulmuesve dhe pas informatave të pranuara, ka arritur të zbulojë pesë personat e dyshuar, ka pohuar shefi i saj, Albert Maurer, shkruan “ORF”, përcjell albinfo.ch.
Pesë personat e dyshuar janë të moshës në mes 15 dhe 18-vjeçare. Dy nga të dyshuarit janë kosovarë, një shtetas rus dhe dy të tjerë austriakë. Ata e kanë pranuar veprën dhe sulmin e kanë kryer për shkak të mungesës së parave.
Atëkohë, viktima ishte dërguar në spital me lëndime të rënda në kokë.
Nëntëmbëdhjetëvjeçari edhe më tej gjendet nën përkujdesje mjekësore. Pesë sulmuesit e dyshuar janë burgosur dhe gjenden në burgun në Innsbruck, ndërsa ndaj tyre është urdhëruar masa e burgimit hetues.
Disa minuta më parë, të dyshuarit i kanë plaçkitur edhe katër adoleshentë të tjerë nën kërcënim, duke iu marrë gjësende me vlerë dhe cigare. Gjithashtu, pesë të dyshuarit natën e njëjtë, ata e kanë sulmuar një person në një lokal nate duke i shkaktuar lëndime.
Nga mesi i muajit shkurt, ata e kanë sulmuar edhe një person 39-vjeçar në Kufstein, duke i shkaktuar lëndime të rënda në kokë.
Prestianni mund të humbasë dy ndeshjet e para të Botërorit
Koundé: Vinicius është rivali që më ka bërë të vuaj më shumë
Aksident mes trenit dhe një makine pune në Klinë – një perso...
Homazhe për Servet Pëllumbi, Edi Rama: Si student para profe...
Kurti fton diasporën të regjistrohet për votim nga jashtë
Alarm në Zvicër dhe Francë, identifikohen rastet e para me H...