Në deklaratën e tij të shkurtë para gjykatës Pjetër Nrecaj ka thënë se i vie keq për ngjarjen ku gruaja e tij Valbona Ndrecaj dhe vajza e saj 9 vjeçare mbeti e vrarë. Deklarata e Nrecajt është bërë në seancën gjyqësore e cila është mbajtur në repartin e psikiatrisë ku prokuroria ka kërkuar caktimin e paraburgimit.
Në vendimin në të cilin e ka siguruar KALLXO.com shkruhet se gjykata ka marrë vendim që Ndrecaj do qëndroj në paraburgim për një muaj me vendim të gjykatësit Shaqir Zika. Në seancë sipas vendimit të siguruar nga KALLXO.com shkruhet se në seancë ka qenë prezent gjyqtari Shaqir Zika, prokurori i shtetit Agron Matjani, i pandehuri i Pjetër Nrecaj me mbrojtësen e tij Fehmije Zhubi si dhe psikiatri Dr.Zef Komani.
Dr.Zef Komani si shef i repartit të psikiatrisë ka konstatuar se klienti ka kaluar një stres akut dhe i njëjti mund të merrë pjesë në seancën dëgjimore. Ndërsa mbrojtësja e të dyshuarit avokatja Fehmije Zhubi, ka deklaruar se kërkesa për caktimin e paraburgimit ëshfë e ashpër dhe se prokurori nuk e ka arsuetuar mirë dyshimin dhe nuk janë plotësuar kushtet ligjore sepse i mbrojturi im nuk ka pasur për qëllim ti privoj nga jeta të ndjerat.
40 vjeçarja, Valbona Nrecaj dhe vajza e saj 9 vjeçare u qëlluan për vdekje mbrëmjen e 7 gushtit. Dorasi dyshohet të jetë ish-bashkëshorti i viktimës.
SHBA kërkon 152 milionë dollarë për rihapjen e Alcatrazit
AAK përkrah protestën e studentëve shqiptarë në Maqedoninë e...
Rama publikon pamje nga shkolla e re “Ibrahim HimaR...
Çështja e inceneratorëve, kryebashkiaku Veliaj fiton gjyqin ...
Sulmet e SHBA dhe Izraelit, vritet kreu i inteligjencës së G...
Studentët shqiptarë protestojnë në Shkup, Spiropali apelon p...