Ushtarja nga Regjimenti i dytë i FSK-së, Endrita Brahimi ka siguruar një vend në Akademinë Mbretërore Ushtarake Sandhurst (RMAS) në Britani të Madhe.
Ambasada e Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë thotë se Endrita do të jetë kandidatja e shtatë nga FSK që do t’i bashkohet Akademisë britanike në fjalë.
Këshilltari i Mbrojtjes i Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë, nënkoloneli John Hunter tha:
“Endrita performoi jashtëzakonisht mirë në të gjitha aspektet e procesit të përzgjedhjes, performanca e saj fizike ishte shumë e lartë, jam i bindur se ajo do të ketë çdo sukses në Sandhurst”, thuhet në njoftim.
Endrita Brahimi ka pasur sukses edhe në ngjarje tjera ndërkombëtare siç ishte ajo e qershorit të vitit të kaluar në Kroaci.
Pjesëmarrja në gara të tilla, promovon vlerat dhe shkëmbimin e përvojave, ndërsa rezultati i arritur dëshmon edhe njëherë profesionalizmin dhe përgatitjen e lartë që kanë pjesëtaret e FSK-së. /arbresh.info/
Bllokada në Kuvend rrezikon fatin e marrëveshjeve ndërkombët...
Vrasja në Gjakovë: Gëzhoja dhe armë në vendin e ngjarjes, i ...
Endrit Thaçi kujton gjyshin në 1-vjetorin e vdekjes: Më mung...
Orav pritet të marrë detyrë të re në Turqi, i vlerësohet pun...
Si kanë reaguar vendet deri më tani ndaj thirrjes së Trump p...
Qendra e Çarshisë së Vjetër në Gjakovë e boshatisur pas vras...