Një pjesëtarë i Forcës së Sigurisë së Kosovës është në karantinë, nga dita e djeshme.
Këtë e ka konfirmuar edhe komandanti i FSK-së, Rrahman Rama, derisa shpreson të mos ketë telashe nga ky rast.
“Jemi në kontakt, por ai nuk ka ndonjë shqetësim dhe shpresojmë të mos ketë”, është shprehur Rama.
Pjesëtari i FSK-së, siç mëson arbresh.info nga burime brenda kazermës “Adem Jashari”, ka udhëtuar me autobusin e FSK-së, nga Podujeva, si zakonisht.
Ky person është pjesëtar i Komandës së Forcave Tokësore.
Vëllai i tij ka më shumë se dhjetë ditë që është i pranishëm në Kosovës, i ardhur nga Italia, një ditë më parë u diagnostikua me virusin COVID-19. /arbresh.info/
Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...