Prej sot Qendra e Skijimit në Brezovicë, është e hapur për vizitorë dhe shfrytëzues të saj.
Vendimi për hapjen e qendrës erdhi pas Raportit të Brigadës së Mbështetjes së Operacioneve të Komandës së Forcave Tokësore të FSK-së, ku është vlerësuar se aktualisht nuk ka rrezik për paraqitjen e ortiqeve në zonën e skijimit në Brezovicë, raporton arbresh.info
Pjesëtarët e FSK-së kanë intervenuar për të larguar dy orteqe të cilat kanë qenë të identifikuara me rrezik të lartë dhe ato tani nuk paraqesin
“Pas vlerësimit të situatës nga Ekipet e Kërkim Shpëtimit të Rexhimentit të Mbrojtjes Civile ku janë marrë masat e sigurisë për personelin si në çdo operacion tjetër me rrezikshmëri të lartë ,ka filluar operacioni në kompleksin turistik në Brezovicë ,Një ekipë e EOD( Deminimit) ka intervenuar në dy orteqe të cilat kanë qenë të identifikuara me rrezik të lartë dhe ato tani nuk paraqesin rrezik”, thuhet në përgjigjen e FSK-së për arbresh.info.
FSK thotë se janë përballur me kushte të vështira atmosferike.
“Vështirësit kanë qenë evidente,kushtet atmosferike ishin të vështira por përgatitja profesionale dhe vullneti për të larguar ndonjë katastrofë për vizitorët në këto pjesë ka bërë që operacioni të shkoj me sukses”
Operacioni ka përfunduar me sukses, sipas FSK, çka është me rëndësi në të gjitha operacionet që ka realizuar FSK që nga themelimi i saj në vitin 2009 nuk kanë pasur asnjë të lënduar./Arbresh.info/

Mot i vranët me reshje shiu dhe bore të dielën
Vetëvendosje merr pjesë në Kongresin e 10-të të SDP-së në Za...
Lajçak dorëhiqet si këshilltar i kryeministrit sllovak, pas ...
Limi zbulon arsyen e largimit nga BBVIP
Qytetarët e “zhytur” në kredi, Gërxhaliu: Është koha kur duh...
Gjatë javës, FSK-ja me aktivitete në Badovc e Koliq