Koloneli i Ushtrisë Amerikane, Stanton Trotter, bashkë me disa pjesëtarë të KFOR-it, kanë vizituar Manastirin e Deçanit.
Në bazë të fotografive të shpërndara, aty nuk shihet asnjë udhëheqës i Manastirit, që do të mirëpriste ushtarët, ani se këta të fundit mbikëqyrin sigurinë e Manastirit.
Në njoftimin e KFOR-it thuhet se vizita u bë të dielën, kur koloneli Trotter me Ekipet Mbështetëse Fetare të Task Forcës së Aviacionit.
“Kur vepron në një mjedis shumëkombësh dhe ndër-organizativ, aftësia e KFOR-it për të vepruar në mënyrë efektive dhe efikase si një komponent i një force të kombinuar në një gamë të gjerë operacionesh ushtarake, rrit ndërveprueshmërinë gjatë përmbushjes së misionit”, thuhet në mbishkrimin e fotografive nga vizita, transmeton Klankosova.tv.
“Së bashku me partnerët tanë të NATO-s, KFOR-i mbetet i përkushtuar për ruajtjen e një mjedisi të sigurt dhe lirinë e lëvizjes për të gjitha komunitetet në Kosovë, siç është mandatuar nga Rezoluta 1244 e Kombeve të Bashkuara për Bashkëpunim në Siguri, të vitit 1999”.

Përgjatë një muaji në Kosovë 36 tërmete me intensitet të ulë...
Të shtëna me armë zjarri në Mitrovicë, plagoset një person –...
Osmani e mandaton Kurtin për kryeministër
Hamza: Legjislatura e re nis në moment vendimtar – Mbrojtja ...
Albin Kurti zyrtarisht mandatar për formim të Qeverisë
Zarf i zi në shtëpinë e Big Brother VIP Kosova