Në kazermën ,, Adem Jashari’’ të Forcës së Sigurisë së Kosovës sot u zhvillua ceremonia e certifikimit të pjesëtarëve të FSK-së dhe Policisë së Kosovës. Ky certifikim i përket ciklit të dytë të trajnimit dyjavorë, me temë: “Menaxhimi i traumës taktike(Ndihma e parë e avancuar)’.
Trajnimi është mbështetur nga Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, përkatësisht Zyra për Mbështetje Civile Ushtarake ( CMSE ). Trajnimi është zhvilluar nga instruktorët e Forcës së Sigurisë së Kosovës. U certifikuan 20 pjesëmarrës në trajnimin në fjalë, 15 oficerë policie të njësisë kufitare dhe 5 pjesëtar të FSK-së. Në këtë ceremoni ishin të pranishëm: ministri i FSK-së, Rrustem Berisha, komandanti i FSK-së, gjenerallejtënant Rrahman Rama, zëvendësministri zotëri Burim Ramadani, ambasadori i SHBA-ve, zotëri Greg Delawie, komandanti i Forcave Tokësore të FSK-së, gjeneral Enver Cikaqi, zëvendëskomandanti i KFT-së, gjeneral Xhevahir Geci, shefi i Departamentit mjekësor në MFSK, kolonel Dr. Xhevdet Tahiraj, si dhe oficerë të FSK-së, KFOR-it e mysafirë të shumtë.

Zgjedhja e presidentit, nis takimi i Kurtit me Abdixhikun
Raportohet se një burrë nga Kosova ka vrarë ish-gruan në Aus...
Gashi: Sigurimi Shëndetësor të jetë prioritet për reduktimin...
SHBA-ja, Irani dhe ndërmjetësit diskutojnë për një armëpushi...
SHBA kërkon 152 milionë dollarë për rihapjen e Alcatrazit
AAK përkrah protestën e studentëve shqiptarë në Maqedoninë e...