Pjesëtarë të Forcës Reaguese të Aleatëve (ARF) janë parë sot tek Ura e Ibrit dhe në pjesë tjera të veriut të vendit.
Në njoftimin e NATO-së thuhet se ARF është e gatshme që të kontribuojë për stabilitet në gjithë Ballkanin Perëndimorë.
“Sot, oficerët e lartë të Shtabit të Korpusit të Shpejtë të Dislokueshëm të NATO-s në Itali #NRDCITA ishin në veri të Kosovës me personelin e Komandës Rajonale në Lindje të misionit #KFOR të udhëhequr nga #NATO. Personeli i ARF-së aktualisht është i dislokuar në Kosovë dhe Maqedoninë e Veriut, deri në mes të tetorit. Ata po kryejnë aktivitete të ndryshme trajnimi për të identifikuar kërkesat për mbështetje logjistike, infrastrukturore dhe operative, në rast të një rritjeje të konsiderueshme të qëndrimit të KFOR-it”, thuhet në njoftim.
Ganimete Musliu ia heq mikrofonin Albin Kurtit, nuk e lejon ...
Kurti: Ulja e TVSH-së dhe akcizës krijon boshllëk financiar,...
Miratohet nisma për lidhjen e Marrëveshjes Financiare Ushtar...
Kryeministrja italiane, Giorgia Meloni mbërrin në Arabinë Sa...
Kurti kthehet në Kuvend
Raportohet se një avion luftarak amerikan është rrëzuar mbi ...