Drejtori ekzekutiv nga Instituti D4D, Shpend Emini, ka thënë se pjesëmarrja e grave në fuqinë punëtore vazhdon të mbetet shqetësuese, pasi shifrat tregojnë se numri i grave aktive në tregun tonë të punës është më i ulët krahasuar me vendet e rajonit dhe më gjerë.
Ai këto komente i bëri në aktivitetin e organizuara nga ky instituti, ‘Gratë bashkëmoshatare për zhvillim’, që kishte për qëllim që grave të reja t’u ofrohet mundësia të njihen për së afërmi me përvojën e grave të suksesshme në fusha të prodhimtarisë, ofrimit të shërbimeve dhe ndërmarrësisë.
Po ashtu me këtë rast u tha se stimulimet e ndryshme për aktivizimin e grave në tregun e punës që kanë promovuar shtetet e ndryshme duhet të promovohen edhe në Kosovë, në mënyrë që të nxisin mekanizma efektivë që të kontribuojnë në mirëqenien e grave dhe shoqërisë.
Martina Perino nga misioni i USAID, tha se gratë nuk duhet të ndalen para vështirësive të punësimit , ndërsa Linda Shala, zëvendëskryetare e Odës Ekonomike të Grave – G7, tha se përkundër diskriminimit të madh gjinor, gratë duhet të punojnë me përkushtim më të madh për mirëqenie të gjithë shoqërisë.
Të dhënat e fundit në Kosovë flasin se rreth 80.2% e grave janë joaktive në tregun e punës. Duke qenë jashtë punës, jo vetëm që pengohet zhvillimi ekonomik i përgjithshëm në vend, por kjo dëmton edhe pozitën e përgjithshme të gruas në shoqëri.
Nga hulumtimi i D4D-së vlen të theksohet për gratë që të jenë pjesë e tregut kërkohet që së pari të ketë trajtim të barabartë me burrat por edhe pagesa të njëjta për punë të njëjtë
FSHF: VAR në Shqipëri funksionon me 7 kamera, mundësohet nga...
Me të nisur prime, Pauli ndërprenë rrugëtimin e tij në BBVK
SHBA-ja i fut në listën e zezë Artan Grubin dhe Enver Bexhet...
Kurti mori pjesë në ceremoninë hapëse të edicionit të dytë t...
Konjufca: Kemi miratuar ligje të rëndësishme që synojnë t...
Haxhiu: Legjislativi, rol vendimtar në krijimin e kornizës l...