Mungesa e numrave në Kuvend për ratifikimin e Marrëveshjes së demarkacionit ka bërë që kryeministri Isa Mustafa t’i kërkojë Bashkimit Evropian modifikimin e këtij kriteri të domosdoshëm për liberalizimin e vizave.
Kryeministri ka thënë të ketë kërkuar nga vendet anëtare të BE-së që kosovarët fillimisht të lëvizin lirshëm e më pas ta zgjidhin çështjen e demarkacionit, shkruan sot Koha Ditore.
Por zyrtarë të Brukselit, në vazhdimësi e kanë bërë të qartë se kriteri i demarkacionit, si dhe lufta efikase kundër krimit dhe korrupsionit, janë kritere të pakalueshme, pa përmbushjen e të cilave Kosova nuk do të mundë të futet në zonën Schengen.
Me gjithë paralajmërimet, Qeveria deri më tani është rezervuar që Marrëveshjen ta dërgojë në Kuvend. Për kalimin e saj duhen mbi 80 vota të deputetëve. Edhe pas kthimit të Listës Serbe, partnerët e koalicionit aktualisht nuk i kanë numrat, për shkak se deputetë brenda PDK-s dhe LDK-së kanë paralajmëruar votë kundër.
Sulmohet gjyqtari në një ndeshje futbolli në Obiliq, arresto...
Ndjekje si në filma, kapet në Tiranë 37-vjeçari me lëndë eks...
Shpërthim nga bombola e gazit në Skenderaj, lëndohet një i m...
Aksion antidrogë në Istog/ Sekuestrohen kokainë, para dhe ve...
Dy të lënduar rëndë nga aksidenti mes veturës dhe motoçiklet...
Vidhen shumë e madhe e parave në Prishtinë, intervistohen 6 ...