Policia e Kosovës ka njoftuar se protesta e paralajmëruar për sot nga Njësia Speciale Intervenuese (NJSI), Njësia për Trajtimin e Mjeteve Eksplozive (NJTME) dhe njësi tjera të Policisë së Kosovës është anuluar.
Në njoftimin për media, bëhet e ditur se pas takimit të Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë, Gazmend Hoxha me NJSI dhe NJTME, është marrë vendim që të pezullohet përkohësisht protesta e paralajmëruar për sot
“Njësia Speciale Intervenuese (NJSI), Njësia për Trajtimin e Mjeteve Eksplozive (NJTME) dhe njësi tjera të Policisë së Kosovës, bazuar në Ligjin Nr.08/L-166 për Tubime Publike, përmes njoftimit zyrtar kishin paralajmëruar mbajtjen e protestës për sot me 07.11.2023, nga ora 12:00, në sheshin Skënderbeu në Prishtinë, por e njëjta tani është pezulluar. Pas takimit të Drejtorit të Përgjithshëm të PK-se, me NJSI dhe NJTME, është marrë vendim që të pezullohet përkohësisht protesta e paralajmëruar për sot 07.11.2023, në ora 12:00”, thuhet në njoftim, përrcjell Arbresh.info
Tutje, në njoftim thuhet se Hoxha i ka i ka informuar se Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti ka premtuar që javën e ardhshme do ti pres në takim zyrtar menaxhmentin e Policisë së bashku me përfaqësuesit e këtyre njësive, për t’i diskutuar kërkesat e tyre, respektivisht për të gjetur një zgjidhje.
“Deri te pezullimi i protestës ka ardhur pasi Drejtori i Përgjithshëm i PK-së, i shoqëruar nga menaxhmenti i PK-së, gjatë takimit me këto njësi i ka informuar se Kryeministri i Republikës së Kosovës ka premtuar që javën e ardhshme do ti pres në takim zyrtar menaxhmentin e PK-se së bashku me përfaqësuesit e këtyre njësive, për ti diskutuar kërkesat e tyre, respektivisht për të gjetur një zgjidhje.
Andaj, protesta e paralajmëruar për sot është pezulluar deri në ndonjë vendim tjetër”, thuhet në njoftimin e Policisë./Arbresh.info/
Sekuestrohen 4.2 kilogramë kanabis në Muriqan, në pranga dy ...
Përleshen kunatat në Zubin Potok
BQK shpall konkursin për “Çmimin për Ekonomistë të Rinj”
Anulohet seanca për krime lufte ndaj të akuzuarve Pantiq dhe...
Vushtrri: Katër persona rrahin një tjetër, përdoret edhe arm...
Komuna e Prishtinës cakton lokacion të veçantë për shitjen e...