Është arrestuar Referenti i lartë i Gjykatës Themelore në Pejë nga Drejtoria për Hetimin e Krimeve Ekonomike.
Sipas KGJK-së, i dyshuari është dërguar në mbajtje për 48 orë, njoftoi Gjykata Themelore në Pejë.
“Pas marrjes së njoftimit nga Gjykata Themelore Pejë se z.Zenel Hoxha, Referent i lartë në Gjykatën Themelore Pejë, është arrestuar nga Drejtoria për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe i njëjti është dërguar në mbajtje për 48 orë, Drejtori i Përgjithshëm i Sekretariatit të KGJK-së, bazuar në nenin 69 të Ligjit Nr. 03/L-149 Për Shërbimin Civil, vendosi: Pezullimin parandalues nga puna dhe detyrat e punës”, thuhet në njoftimin e Këshillit Gjyqësor të Kosovës./arbresh.info/
Këshilli i Sigurimit të OKB voton sot për rezolutën kundër s...
Vazhdon spektakli i Ligës së Kampionëve – sytë drejt Parisit...
New York Times: Mojtaba Khamenei është plagosur në këmbë, u ...
Rama fton qytetarët në Panairin e Produkteve Bujqësore në El...
Irani sulmon bazat amerikane në të gjithë Lindjen e Mesme
“2025 – vit i humbur”/ Terras publikon draft-raportin për Ko...