Shërbimi Kërkim Shpëtim Malor i Kosovës të hënën ka ndërmarrë një operacion kërkimi për gjetjen e një qytetar, i cili është raportuar i humbur që nga orët e vona të 22 qershorit në Gorozhup të Prizrenit.
Në njoftimin e ShKShMK thuhet se pavarësisht përpjekjeve intensive, nuk është gjetur asnjë gjurmë e personit të humbur, transmeton Arbresh.info
Andaj operacioni i kërkimit është pezulluar për momentin, deri në grumbullimin e informacioneve të reja dhe të nevojshme.
Njoftimi i plotë:
Operacion Kërkimi për Person të Humbur në Gorozhup
Me datë 23.06.2025, Shërbimi Kërkim Shpëtim Malor i Kosovës (ShKShMK) ka ndërmarrë një operacion kërkimi për një qytetar, i cili është raportuar i humbur që nga orët e vona të datës 22.06.2025.
Një skuadër e ShKShMK-së, në koordinim të plotë me Policinë e Kosovës dhe banorët e fshatit, ka krehur një perimetër të gjerë në fshatin Gorozhup.
Fatkeqësisht, pavarësisht përpjekjeve intensive, nuk është gjetur asnjë gjurmë e personit të humbur.
Operacioni i kërkimit është pezulluar për momentin, deri në grumbullimin e informacioneve të reja dhe të nevojshme.
Informacione për Personin e Humbur:
* Emri: Nebi Tejeci
* Viti i lindjes: 1940
* Vendbanimi: Fshati Gorozhup
Çdo informacion që mund të ndihmojë në gjetjen e zotit Tejeci është i mirëpritur. Ju lutemi të kontaktoni Policinë e Kosovës ose ShKShMK-në nëse keni ndonjë të dhënë.
E drejta Autoriale: ShKShMK
Galatasaray – Juventus, formacionet zyrtare
Aksion i policisë në veri/ Konfiskohen armë, granata dhe emb...
Thaçi nga Haga: E fitova përjetë lirinë, dhe kudo ndodhem at...
“Vëllai im të dua shumë”, Rama telefonon Thaçin në Hagë
Marshimi historik në Prishtinë, “Liria Ka Emër” falënderon ç...
Gjyqtarët anglezë referojnë ndeshjen Drita – Celje