Ministria e Infrastrukturës dhe Transportit i ka pezulluar lejen për kalim tranzit të autobusëve nga Shqipëria.
E kjo ka bërë që dhjetëra udhëtarë shqiptarë që udhëtonin nga Tropoja në drejtim të Tiranës të jenë të bllokuar për disa orë në pikën e kalimit kufitar të Morinës.
Ai ka thënë se kjo leje është pezulluar për shkak të keqpërdorimeve nga autobusët, për të cilët theksoi se përkundër se është dashur vetëm të kalojnë tranzit nëpër Kosovë, ata janë ndalur nëpër stacione dhe kanë marrë udhëtarë.
“Operatorët nga Shqipëria kanë poseduar leje nga Ministria e Infrastrukturës dhe Transportit, për kalim nëpër territorin e Kosovës vetëm tranzit. Por kjo leje është keqpërdorur në vazhdimësi, autobusët kanë ndaluar edhe në stacionet e Kosovës për të marrë udhëtarë, prandaj departamenti përkatës në MTI, ka pezulluar këtë leje. Pezullimi do të vazhdojë deri në takim të komisioneve teknike nga të dyja shtete për shqyrtim”, tha Lekaj.
DnV: Rinumërimi i plotë i pashmangshëm, hetimet të përfshijn...
Jo veç në Prizren, Prokuroria aktivizohet në të gjitha komun...
Aksidenti tragjik hekurudhor, MEPJ në kontakt me Spanjën nës...
Shpallet në kërkim Egzon Reshani, i dyshuari për tentim vras...
Blerta Deliu kërkon rinumërim të plotë të votave
“Nuk ndiej më detyrim të mendoj vetëm për paqen”, Trump jep ...