Kryetari i Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Petar Petkoviq, ka thënë të enjten se me betimin e kryetarëve të rinj në komunat në veri të Kosovës, është zyrtarizuar pushtimi i katër komunave.
“Pushtimi nuk ka qenë kurrë situatë e përhershme në histori, andaj nuk do të jetë as në katër komunat në veri të Kosovës, dhe do të përfundojë së shpejti, megjithatë, populli serb, më shumë se pushtimin e Kurtit, do ta mbajë mend mënyrën e turpshme sesi demokracitë e rreme e kanë dhënë dritën e gjelbër për diçka të tillë”, ka thënë të enjten Petkoviq.
Kryetarët e rinj të komunave në veri të Kosovës, të gjithë shqiptarë, janë betuar më 19 dhe 25 maj.
Komunat në veri, Mitrovica e Veriut, Zveçani, Leposaviqi dhe Zubin Potoku, janë të banuara me shumicë serbe.
Kryetari i Mitrovicës së Veriut është Erden Atiq nga Lëvizja Vetëvendosje, ndërsa nënkryetare e komunës është Katarina Agjançiq nga komuniteti serb.
Krytari i ri i Zveçanit është Ilir Peci nga Partia Demokratike e Kosovës, dhe i Leposaviqit, Lulzim Hetemi nga Lëvizja Vetëvendosje.
Hetemi e ka emëruar Dragana Milletiqin si nënkryetare, nga radhët e komunitetit serb.
Kryetar i Zubin Potokut është Izmir Zeqiri, po ashtu, nga Partia Demokratike e Kosovës.
lexo edhe:
Lumi Lushta del nga shtrati në Vaganicë, vështirësohet qarku...
Ten Hag emërohet Drejtor Teknik i Twentes
Lëshohet për qarkullim rruga Drenas-Komoran
Numërohen mbi 50% të votave të personave me nevoja të veçant...
Numërohen mbi 90% të votave me kusht, kjo është renditja
Ministri Vengu: Janë evakuuar mbi 100 banorë, strehime në Ko...